njoftime për vitin 2019
vende të lira pune
VENDE TË LIRA PUNE
Njoftim për plotësimin e dy vendeve të lira të punës në pozicionin "Këshilltar në Njësinë e Shërbimit Ligjor" 19.12.2019
GJYKATA KUSHTETUESE
Lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që kualifikohen për procedurën e pranimit për pozicionin “Këshilltar/e ligjor/e” në Njësinë e Shërbimit Ligjor.
Lista nr. 2
Nr | Emri dhe mbiemri I Kandidates/it | Profesioni | Vëndi i punës, aktual |
1 | Blerina Bulica | Juriste | Konsulente ligjore, Komisioni për efiçencën dhe cilësinë e gjyqësorit (CEPEJ) |
2 | Erinda Meli | Juriste | Avokate e Shtetit, Avokatura e Shtetit |
3 | Farie Osmani | Juriste | Avokate, Profesion i lirë |
4 | Gentian Mete | Jurist | Avokat, Profesion i lirë |
5 | Gerti Tartale | Jurist | Specialist, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve |
DREJTORIA EKONOMIKE dhe BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 24.11.2020
Njoftim për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës” në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A 17.12.2019
Njoftim për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës” në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A
Ju bëjmë me dije se konkurrimi për pozicionin “Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës” në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.
Për sa më lart, Njësia përgjegjëse do të kalojë në procedurën e ngritjes në detyrë dhe do të jenë të vlefshme për konkurrimin kërkesat e paraqitura për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatët e tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lirë të punës.
Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit me ngritje në detyrë fillon më datën 01.11.2019 dhe përfundon më datën 13.11.2019.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
Lista e kandidatëve pjesmarrës për ngritje në detyrë
Lista e kandidatëve të kualifikuar për ngritje në detyrë.
Tabela e vlerësimit përfundimtar për ngritje në detyrë.
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 17.12.2019 .
Lista e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria II 12.11.2019
Lista e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria II
I. LËVIZJA PARALELE
Lista e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A.
Lista nr.1.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i Kandidates/it | Profesioni | Vëndi i punës, aktual |
Nuk ka
|
Lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që kualifikohen për konkurrimin për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A.
Lista nr.2.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i Kandidates/it | Profesioni | Vëndi i punës, aktual |
Nuk ka
|
Lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që nuk kualifikohen për konkurrimin për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A.
Lista nr.3.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i kandidates/it | Arsyet e mosplotesimit te kerkeses |
| Nuk ka |
DREJTORIA EKONOMIKE dhe e BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 12.11.2019.
Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A” 31.10.2019
Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A”
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA KUSHTETUESE
Njoftim
Për plotësimin e një vendi të lirë pune në shërbimin civil në administratën e
Gjykatës Kushtetuese.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar bazuar në ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “ Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” , i ndryshuar dhe Rregulloren e Brendshme, Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e plotësimit të vendit të lirë të punës në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese në shërbimin civil për pozicionin:
Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele nga brenda dhe jashtë institucionit të Gjykatës Kushtetuese!
Vetëm në rast se kur ky vend vakant në kategorinë e nivelit të ulët drejtues nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, njësia përgjegjëse do të kalojë në procedurën e ngritjes në detyrë dhe do të jenë të vlefshme për konkurrimin kërkesat e paraqitura për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatët e tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lirë.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil në kategorinë e nivelit të ulët drejtues) aplikohet në të njëjtën kohë!
Misioni:
Mbështetja e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese në fushën ekonomiko-financiare nëpërmjet administrimit me efektivitet të fondeve buxhetore në të gjitha zërat e buxhetit si të shpenzimeve ashtu edhe të investimeve; zbatimin e rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit; mbajtjen e llogarive kontabël të institucionit; nxjerrjen e bilancit ekonomiko-financiar; krijimin e kushteve optimale për zhvillimin normal të punës së anëtarëve të Gjykatës dhe aparatit administrativ, në zbatim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të R.SH.”, të ndryshuar, si dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore, në kuadër të përmbushjes së misionit të Gjykatës Kushtetuese dhe programit analitik, vjetor të punës së saj.
Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës:
Mirëadministrimi i fondeve buxhetore, burimeve materiale dhe financiare në funksion të veprimtarisë gjyqsore të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e kushteve sa më të mira për punë të gjyqtarëve dhe aparatit të administratës, duke siguruar fondet e nevojshme financiare pë bazën e nevojshme materiale dhe shërbimeve, pagave, sigurimeve shoqërore si dhe investimeve, etj. ; Bashkërendimin e punës me drejtoritë e strukturat e tjera të administratës per realizimin e detyrave të ngarkuara, në fushën e menaxhimit financiar; Zbatimi i rregullave të dokumentimit, qarkullimit dhe lëvizjes së vlerave materiale e monetare; Zbatimit të akteve ligjore e nënligjore në fushën e kontabilitetit dhe të financave, nxjerrjen në çdo kohë të të dhënave ekonomiko-financiare të institucionit, hedhjen e të dhënave kontabël në sistemin kompjuterik, etj.
Përgjegjësitë kryesore lidhur me:
A. Planifikimin dhe objektivat
A1. Harton planin e punës së sektorit dhe zbatimin e tij e atë të drejtorisë.
A2. Identifikon qëllimin strategjik, parashikon kërkesat për të ardhmen, mundësitë dhe problemet, si dhe i transmeton ato, në plane praktike dhe të realizueshme, duke mbetur ndërkohë i ndjeshëm ndaj nevojave dhe çështjeve të gjëra të sektorit dhe drejtorisë.
A3. Organizon, pergatit dhe ndihmon bashkëpunon me drejtoritë dhe njësitë organizative të gjykatës,EMP-et, GMS-në, etj. projektbuxhetin, detajimin e buxhetit dhe PBA-në, në zbatim të strategjisë dhe Vendimeve të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
B. Menaxhimin(nëse ka)
B1. Të vendosë dhe të komunikojë standarte të qarta dhe rezultate të pritshme, duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e plotë të tij; Të delegojë me efektivitet, duke bërë të mundur përdorimin më të mirë të aftësive dhe burimeve njerëzore.
B2. Ndan dhe menaxhon punën për gjithë strukturën që drejton.
B3 Nxit zhvillimin pozitiv në kuadër të menaxhimit të sektorit, në zbatim të ligjeve të MFK-së dhe MSB-së.
C. Detyra teknike
C1. Siguron kontrollin e standardeve profesionale në të cilat kryhen detyrat.
D. Përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin
D1. Të negociojë në mënyrë efektive dhe të përballojë presionin; të demonstrojë aftësi prezan timi dhe komunikimi me publikun; të zgjedhë ato metoda komunikimi që i sigurojnë rezultate efektive.
D2. Të tregojë elasticitet, qëndrueshmëri dhe besueshmëri në situata ku vihet nën një presion të madh; të ndjekë me energji dhe vendosmëri strategjitë e përcaktuara, por të jetë i adaptueshëm shpejt dhe fleksibël ndaj kërkesave të reja dhe ndryshimeve.
D3. Të përqëndrohet në çështjet dhe parimet thelbësore; të analizojë të dhënat dhe konceptet e paqarta në mënyrë rigoroze dhe të inkurajojë mendimin krijues tek të tjerët.
D4. Të meritojë kredibilitet nëpërmjet thellësisë së njohurive dhe eksperiencës, por të dijë të përdorë dhe burime të tjera ekspertize; të kuptojë procedurat administrative dhe se si të veprojë brenda tyre; të shfrytëzojë eksperiencat më të mira.
Përshkrimi i detyrave që kryen përgjegjësi/ja e sektorit të Financës
- Drejton, organizon, koordinon dhe kontrollon punën e sektorit të financës.
- Zbaton buxhetin e miratuar për institucionin.
- Përgatit rekomandimet për Drejtorin e Drejtorisë, lidhur me marrjen e masave të nevojshme për realizimin e prioriteteve, si dhe mbi zgjidhjen e problematikave të hasura në praktikë.
- Propozon masa konkrete me qëllim rritjen e performancës dhe përmirësimin profesional të stafit të sektorit.
- Raporton në çdo kohë dhe me cilësi mbi ushtrimin e detyrave të ngarkuara tek Drejtori i Drejtorisë.
- Zgjidh problematikat dhe vështirësitë që hasin sektori dhe vartësit.
7. Siguron kushtet optimale dhe bazën materiale për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së punës të sektorit.
8. Ndihmon në realizimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme që kryen institucioni.
9. Mbikëqyr respektimin e orarit zyrtar të punës nga vartësi dhe raporton tek Drejtori i Drejtorisë, në raste shkeljesh.
10. Zbatimi i rregullave të dokumentimit dhe rakordimit me degën e thesarit çdo muaj për buxhetin faktik.
11. Zbatimi i rregullave për kompletimin e dokumentacionit financiar si dhe likujdimin periodik të shpenzimeve të institucionit me degën e thesarit.
12. Kontrollon dhe likujdon çdo dokument financiar, që është konform akteve ligjore e nënligjore në fushën e menaxhimit financiar, duke filluar nga faturat e furnitorit, prokurimet e vogla, tenderat, kontratat, etj.
13. Mban kontabilitetin e institucionit, nëpërmjet hedhjes së dokumentave financiare në sistemin kompjuterik, në programin ALPHA, duke pasqyruar në librat e llogarisë veprimtarinë financiare të institucionit.
14. Menaxhon proçesin e përgatitjes dhe nxjerrjes së bilancit financiar të institucionit, së bashku me pasqyrat dhe relacionin përkatës.
15. Ndjek dhe zbaton aktet ligjore për shpenzimet buxhetore për pagat e personelit, sigurimet shoqërore, shëndetësore, suplementare, tatimet mbi pagë etj.
16. Përpilon dhe nxjerr të dhënat si dhe pasqyrat përkatëse, lidhur me raportet e monitorimit .
17. Përgjigjet për hedhjen on-line të të dhënave të punonjësve për sigurimet shoqërore si dhe ndryshimet e punonjësve, në degën e tatim – taksave.
18. Përgatit pasqyrat financiare me shpenzimet faktike mujore, 3/mujore, 6/mujore dhe vjetore, si për buxhetin në tërësi, ashtu edhe për shpenzimet operative analitike.
19. Mban dhe ndjek korrespondencën e nevojshme me Ministrinë e Financave, degën e tatimeve, degën e thesarit, degën e sigurimeve shoqërore, institucione bankare, etj. për probleme të ndryshme financiare.
20. Harton, përpunon dhe nxjerr rregjistrin e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara, duke e përditësuar me të dhënat dhe lëvizjet periodike.
21. Zbatimi, kontrolli dhe ndjekja në praktikë e urdhërave të brendshëm, si të titullarit të institucionit ashtu edhe të nëpunësit autorizues e zbatues, lidhur me fushën e menaxhimit financiar.
22. Përgatit pasqyrat me të dhënat financiare, për tia paraqitur për raportim Mbledhjes së Gjyqtarëve.
23. Nxjerr të dhënat lidhur me vlerësimin e inventareve për nxjerrjen e tyre jashtë përdorimit apo për transferim kapital.
24. Ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të lëna nga KLSH, lidhur me problemet financiare, në bashkëpunim me nëpunësin zbatues dhe nëpunësin autorizues.
Kritere të veçanta për pë rgjegjësin/en e sektorit të Financës:
a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar dhe të zotërojë një diplomë “DND ose “Master shkencor” në shkencat ekonomike, në degët financë-kontabilitet;
b) Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në sektorin e financës në administratën publike;
c) Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë të tij dhe atyre financiare;
d) Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së(anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
e) Të ketë figurë të pastër morale e profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave;
f) Të ketë aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup;
g) Të ketë aftësi komunikuese dhe gjykuese mbi hartimin e dokumentave në fushën ek-financiare;
Fusha e njohurive për kandidatët që do të konkurrojnë :
Kandidati duhet të zotërojë njohuri të gjëra të fushës, të metodave të punës për mirëadministrimin e fondeve buxhetore, burimeve materiale dhe financiare në funksion të veprimtarisë gjyqsore të Gjykatës Kushtetuese duke siguruar fondet e nevojshme financiare për bazën e nevojshme materiale dhe shërbimeve, pagave, sigurimeve shoqerore si dhe investimeve, etj. Zbatimin e rregullave të dokumentimit, qarkullimit dhe lëvizjes së vlerave materiale e monetare dhe akteve ligjore e nënligjore në fushën e kontabilitetit dhe të financave. Pasqyrimin e gjëndjes ekonomiko-financiare të institucionit dhe hedhjen e të dhënave kontabël në sistemin kompjuterik, etj. Këto njohuri ndihmojnë në nivelin profesional për përgatitjen e raporteve bazike ose analitike, aftësitë për të integruar informacionin me nevojat e institucionit, aftësitë për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të menaxhuar dhe dhënë zgjidhje alternative të mbështetura në përvojën profesionale.
Kandidatët gjatë testimit intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune.
d- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; Rregulloren e brendshme dhe të hyrje daljeve në institucion; Ligjin për statusin e nëpunësit civil; Ligjin për rregullat e etikës në administratën publike; Ligjin për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare; Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative; Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale; Ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”; Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; Ligjin nr.25/2018, datë 10.05.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” dhe aktet nënligjore që rregullojnë këto veprimtari.
Mënyra e komunikimit
Njoftimet dhe komunikimet për fazë të procedurës për kandidatët do të bëhet me e-mail, celular dhe sipas rastit në këndin e informacionit të institucionit dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”.
Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit:
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore , dokumentat si më poshtë:
1. Një listë përmbledhëse të gjithe dokumentave që dorëzohen e e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.
2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim në pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë të përmbledhur të përmbajë:
• Lloji i procedurës për të cilën merr pjesë(lëvizje paralele ose ngritje në detyrë)
• Emri dhe mbiemri i kandidatit;
• Adresa e saktë e banimit;
• Numri i telefonit dhe celularit;
• Adresa e e-mailit;
• Data e kërkesës;
• Nënshkrimi: Emri, mbiemri dhe firma me shkrim dore;
3. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.
4. Fotokopje e diplomës(përfshirë edhe diplomën Bachelor në rastin e diplomës master).
5. Lista e notave të diplomës ose krediteve të marra.
6. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).
7. Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
8. Dokumentin që vërteton njohjen gjuhës së huaj.
9. Vërtetimin e gjëndjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë(nga KML).
10. Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.
11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
12. Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.
13. Rekomandime, ne rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
14. Urdhërin ose vendimin e konfirmimit si nëpunës civil.
15. Vërtetimin nga institucioni që ka punuar dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
16. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar:
Kandidati/ja duhet të dorëzojë brënda afatit të caktuar dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:
÷ Në protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore.
÷ Me postë(data e postimit me postë të jetë brënda afatit të caktuar për paraqitjen e dokumentave).
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën e pranimit me lëvizje paralele fillon më datën 01.11.2019 dhe përfundon më datën 11.11.2019.
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Rezultatet e verifikimit paraprak
Njësia e përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 2 (dy) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të dokumentave(brenda datës 13.11.2019), bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do të renditen në një listë sipas rendit alfabetik.
Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual(nga data 14.11.2019, deri më 16.11.2019) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit(deri me datën 20.11.2019).
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga KPLP. Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin e dokumentacionin tjetër të dorëzuar, si dhe për intervistën e strukturuar. Intervista do të zhvillohet në mjediset e Gjykatës Kushtetuese më datën 25.11.2019.
Mënyra e vlerësimit dhe procedurat që ndiqen për kandidatët është e përcaktuar në dispozitat përkatëse të ligjit si dhe në udhëzimet përkatëse të DAP. Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësi-met e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer;
b) 60 pikë intervista me gojë.
Grafiku i datave të zhvillimit të procedures me lëvizje paralele:
Dorëzimi i dokumentave: 01.11.2019, deri më 11.11.2019
Shpallja e listës paraprake të kandidatëve të kualifikuar: 13.11.2019
Ankimi për kualifikimin paraprak: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak: deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit
Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar: 21.11.2019
Intervista e strukturuar me kandidatët e kualifikuar: 25.11.2019
Njoftimi i vendimit të KPLP nga njësia përgjegjëse:. 27.11.2019
Ankimi për vlerësimin e KPLP-së: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e përgjigjes për vlerësimin: deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit
Shpallja e fituesit: 09.12.2019, deri 11.12.2019
Akti i emërimit: 11.12.2019
KUSHTET PËR NGRITJEN NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Plotësimi i vendit të lirë në pozicionin “Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A me procedurën e ngritjes në detyrë është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil dhe në rast se vendi mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe pikës 43, Kreu III-të i Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar.
Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit me ngritje në detyrë fillon më datën 01.11.2019 dhe përfundon më datën 13.11.2019.
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për
klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil;
d) Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Konkurrimi për procedurën e ngritjes në detyrë përfshin dy faza:
1) verifikimin paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
2) vlerësimin e kandidatëve.
Rezultatet e verifikimit paraprak
Njësia e përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 10(dhjetë) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të dokumentave(brenda datës 24.11.2019), bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do të renditen në një listë sipas rendit alfabetik e cila do të publikohet më datën 25.11.2019.
Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual(nga data 26.11.2019, deri më datën 30.11.2019) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit(deri më datën 04.12.2019).
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga KPND-ja. Vlerësimi i kandidatëve, përfshin:
a) vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, përvojës e trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve individuale në punë;
b) vlerësimi me shkrim;
c) intervista e strukturuar me gojë.
Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar do të zhvillohen më datën 10.12.2019, në mjediset e Gjykatës Kushtetuese.
Procedurat dhe mënyra e vlerësimit për kandidatët janë përcaktuar në dispozitat përkatëse të li-gjit nr. 152/2013, në VKM nr. 242, datë 18.03.2015, si dhe në udhezimet përkatëse të DAP. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
b) 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c) 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Grafiku i datave të zhvillimit të procedures me ngritje në detyrë:
Dorëzimi i dokumentave: 01.11.2019, deri më 15.11.2019
Shpallja e listës paraprake të kandidatëve të kualifikuar: 25.11.2019
Ankimi për kualifikimin paraprak: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak: deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit
Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar: 05.12.2019
Testimi me shkrim dhe Intervista e strukturuar: 10.12.2019
Njoftimi i vendimit të KPND-se nga njësia përgjegjëse:. 12.12.2019
Ankimi për vlerësimin e KPND-së: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e përgjigjes për vlerësimin: deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të
ankimit
Shpallja e fituesit: 23.12.2019, deri 24.12.2019
Akti i emërimit: 26.12.2019
Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin tel/fax 04 2243698, ose në adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
GJYKATA KUSHTETUESE
Tiranë, më 31.10.2019.
Njoftim për procedurën e pranimit e vlerësimit të punonjësve të arkivit 01.08.2019
Njoftim për procedurën e pranimit e vlerësimit të punonjësve të arkivit
2) Anila Meçani me 90 pikë fituese e vëndit të dytë të punës
3) Yllka Sula me 80 pikë: fituese e vëndit të tretë të punës
4) Flogerta Biba me 75 pikë: fituese e vëndit të katërt të punës
./.
5) Desina Gega me 70 pikë vëndi i pestë
6) Doris Qirjako me 70 pikë vëndi i gjashtë
7) Ormir Poti me 60 pikë vëndi i shtatë
8) Bora Milloshi me 55 pikë vëndi i tetë
9) Megi Pëllumbi Skualifikohet, pasi nuk u paraqit në intervistë
10) Sara Hoxhallari Skualifikohet, pasi nuk u paraqit në intervistë
Datë, 01.08.2019.
Njoftim për plotësimin e vëndeve të punës me punonjës shtesë me kontratë të përkohshme në administratë 16.07.2019
Njoftim për plotësimin e vëndeve të punës me punonjës shtesë me kontratë të përkohshme në administratë
‟Specialist/e i/e arkivit në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit”
• Të arkivojë dokumentacionin gjyqësor dhe dokumentacionin tjetër administrativ, ekonomik e financiar të Gjykatës Kushtetuese në zbatim të kërkesave të nenit 20, pika 3, të ligjit nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”.
I.2 Detyrat e përgjithshme që kryen specialisti/ja në këtë vënd pune:
a) Marrja në dorëzim e dokumentacionit dhe sistemimi dhe rregullimi i tij për arkivim.
b) Përgatitja e dokumentacionit, sistemimi dhe rregullimi i tij për arkivim, konform ligjit për arkivat dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari.
c) Puna kryhet, brënda kërkesave të ligjit për arkivat, udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari.
d) Detyrat realizohen sipas normave të miratuara nga DPA, në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale.
e) Përmbushja e detyrave kërkon aftësi profesionale, analitike dhe planifikim të pavarur.
f) Detyrat e pozicionit të punës për këtë nivel identifikojnë mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave.
g) Diskutojnë rezultatet e punës me eprorin dhe i referohen atij vetëm në rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme. Eprori kontrollon punën vetëm përsa i takon rezultatit dhe zakonisht nuk ndërhyn lidhur me përmbajtjen e saj.
b) Zgjidhjet e dhëna ndikojnë në rezultatin e punës dhe të objektivit të njësisë organizative përkatëse.
b) Detyrat/projektet e caktuara kërkojnë analizë dhe planifikim; vendimmarrja lidhet dhe me identifikimin e alternativave për të përmirësuar procedurat dhe teknikat.
a) Puna e specialistit të këtij niveli ndikon në rezultatet, objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave të drejtorisë per arkivimin e dokumentacionit dhe mbikëqyrja realizohet nga specialisti i protokoll-arkivës dhe punonjësit e ngarkuar nga çdo drejtori.
• Të marrë në dorëzim dokumentacionin për arkivim nga çdo njësi organizative dhe specialistja e protokoll-arkivës
• Të bëjë përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve në bazë të kritereve dhe normave arkivore.
• Te bëje kompjuterizimin e dosjeve dhe të hartojë inventarin e vitit përkatës.
• Të bëjë verifikimin, ekzistencën dhe cilësinë e sistemimit të dokumenteve dhe t’i marre ato në dorëzim.
• Të kryejë rregullimin, sistemimin dhe arkivimin e dokumentacionit për arkivim, konform kërkesave të ligjit nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, udhëzimeve të përgjithshme dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari në institucion.
• Të dorëzojë, konform rregullave dokumentacionin e marrë në dorëzim, të përpunuar, të sistemuar dhe të arkivuar sipas kërkesave të ligjit për arkivat dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari.
• Te kryejë çdo detyrë tjeter të ngarkuar nga specialisti i protokoll-arkivës që lidhet me arkivimin e dokumentacionit dhe mbarëvajtjen e punës së ngarkuar.
Punonjësi shtesë me kontratë të përkohshme, në detyrën e specialistit të arkivës, ka varësi të drejtpërdrejtë nga specialistja e protokol-arkivës së drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit. Ai/ajo ka marrëdhënie pune me specialistët përkatës të drejtorive të tjera për dokumentacionin që merr dhe përpunon. Ai/ajo, gjithashtu raporton, sipas kërkesës, së eprorëve të drejtorive përkatëse dhe Sekretarit të Përgjithshëm.
a) Arsimi: Të ketë arsimin e lartë universitar sipas legjislacionit nw fuqi. Preferohet me master nw arkivistikw ose të ketë përvojë pune në arkivimin e dokumentacionit zyrtar. Diploma e mbrojtur jashtë vëndit, duhet të jetë e njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njëhsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
b) Njohuri dhe aftësi:
÷ Njohuri të gjera të fushës, për arkivimin, konform kërkesave të ligjit nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, udhëzimeve të përgjithshme dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari në institucionet publike të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione opinionesh(politikash) dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre;
÷ Njohuri të ligjit nr.8577, date 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar dhe rregullores së brëndshme të Gjykatës Kushtetuese.
c) Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij, të cilat duhet të jenë të dokumentuara ne kurrikulat universitare ose të lëshuara nga institucione të liçensuara për këtë qëllim.
d) Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.
e) Të jetë i aftë nga ana shëndetsore, gjë të cilën duhet ta vërtetojë me raportin mjeko-ligjor.
Punonjësi shtesë me kontratë të përkohshme, në detyrën e specialistit të protokoll-arkivës do të paguhet sipas akteve ligjore dhe nenligjore në fuqi në fushën e pagave.
a) Paraqitja e kërkesës dhe dokumentave do të bëhet pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, brenda datës 26.07.2019.
b) Kandidati/ja, që plotëson kërkesat e vëndit të punes duhet të paraqesë
fotokopjen e dokumentave te meposhtme:
• Një kërkesë për punësim për vëndin e punës të shoqëruar me një
CV. Kërkesa të përmbajë adresën e banimit, numrin e telefonit ose celularit, e-mail dhe menyren e kontaktimit.
• Një kopje të diplomës së shkollës së lartë, së bashku me listën shoqëruese të notave.
• Një kopje të çertifikatave të kualifikimeve pasuniversitare etj.
• Një kopje të librezës së punës ose vërtetime punësimi.
• Një kopje të dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj.
• Një kopje e dëshmisë së zotërimit të kompjuterit.
• Dëshmi të gjëndjes gjyqsore ose formularin e vetëdeklarimit të plotësuar për autorizim të kontrollit të figurës nga institucioni.
• Rekomandime dhe vlerësime pune nga punëdhënësi i fundit.
• Dëshmi të tjera(në se ka), që i çmon, se mund të vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe përvojës profesionale.
I.11 Afati i punësimit të përkohshëm:
a) Punësimi do të jetë i përkohshëm në përputhje me periudhën kohore nga data e emërimit deri më 31.12.2019 dhe në vijim, sipas mundësive buxhetore.
a) Përzgjedhja është e hapur për të gjithë kandidaturat, në zbatim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar.
b) Përzgjedhja dhe vlerësimi i kandidaturave do të bëhet në dy faza:
÷ Faza e parë: kualifikimi për kandidaturat që plotësojnë kërkesat e vendit të punës dhe do të bazohet në dokumentacionin e kërkuar.
÷ Faza e dytë: Intervista e strukturuar me secilin kandidat e cila do të bazohet në njohuritë për Kushtetuten, Kodin e Proçedurave Administrative, Kodin e punës, ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjin nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, ligjin për rregullat e etikës në administratën publike, ligjin për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe në njohuritë profesionale në fushën, ku do të konkurojë, CV-ja, kualifikimet, vlerësimin e punës etj.
c) Emërimi i kandidaturave të përzgjedhura do të bazohet në nenin 12, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”, të ndryshuar.
Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al. Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 04 2243698, ose në adresën: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
_________________________
Shpallje për një vënd të lirë pune për kategorinë e punonjësve mbështetës-Punëtor Pastrimi 11.03.2019
Shpallje për një vënd të lirë pune për kategorinë e punonjësve mbështetës-Punëtor Pastrimi
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA KUSHTETUESE
Njoftim për një vënd të lirë pune për kategorinë e punonjësve mbështetës-Punëtor Pastrimi
Në zbatim të nenit 12, të Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqiperise shpall proçedurën e plotësimit të vëndit të lirë të punës në kategorinë punonjës mbështetës:
1(një) punonjës të pastrimit me kontratë pune në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes në administratën e Gjykatës Kushtetuese.
Vëndi i punës më sipër u ofrohet të gjithë kandidatëve që plotësojnë kërkësat e kategorisë së punonjësve mbështetës për punëtor pastrimi.
|
Data e fillimit te njoftimit:
| 11 Mars 2019
|
Data e mbarimit te njoftimit:
| 18 Mars 2019
|
Data e fundit e dorëzimit të dokumentave:
| 18 Mars 2019
|
Njoftim fituesi për pozicionin Specialistit i Nivelit të Lartë të Ruajtjes e Sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes 28.01.2019
Njoftim fituesi për pozicionin Specialistit i Nivelit të Lartë të Ruajtjes e Sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 28.01.2019.
Njoftim për rezultatet e konkurrimit për pozicionin “Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes-kategoria III-b 11.01.2019
Njoftim për rezultatet e konkurrimit për pozicionin “Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes-kategoria III-b
Rezultatet e konkurrimit për pozicionin “ Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes -kategoria III-b mund t’i gjeni në dokumentin e mëposhtëm:
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 11.01.2019
Njoftim për konkurrimin për pozicionin “Specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes 04.01.2019
Njoftim për konkurrimin për pozicionin “Specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes
NJOFTIM
Ju bëjmë me dije se për konkurrimin për pozicionin “ Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes, kategoria III-b, testimi me shkrim dhe intervista do të zhvillohet më datën 09.01.2019, ora 12.00, në mjediset e bibliotekës së Gjykatës Kushtetuese.
Merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 04.01.2019 .
Lista e kandidatëve për pozicionin “Specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë i/e nivelit te larte ne Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes” 03.01.2019
Lista e kandidatëve për pozicionin “Specialist/e i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë i/e nivelit te larte ne Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes”
I. LËVIZJA PARALELE
Lista
e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin: Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes, kategoria III-b .
Lista nr.1.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i Kandidates/it |
Profesioni |
Vëndi i punës, aktual |
Nuk ka
|
Lista
e verifikimit paraprak të kandidatëve që kualifikohen për konkurrimin për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin: Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes, kategoria III-b.
Lista nr.2.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i Kandidates/it |
Profesioni |
Vëndi i punës, aktual |
Nuk ka
|
Lista
e verifikimit paraprak të kandidatëve që nuk kualifikohen për konkurrimin për procedurat e lëvizjes paralele në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin: Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes, kategoria III-b .
Lista nr.3.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i kandidates/it |
Aresyet e mosplotesimit te kerkeses |
|
Nuk ka
|
|
II. PRANIMI
Lista
e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për proçedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin: Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes, kategoria III-b .
Lista nr.1.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i Kandidates/it |
Profesioni |
Vëndi i punës, aktual |
1 |
Arben Tufa | Jurist | Punonjës i ruajtjes dhe sigurisë së brëndshme në Drejtorinë e Shër-bimeve dhe të Mirëmbajtjes në Gjykatën Kushtetuese |
2 |
Bashkim Boletini | Oficer | Aktualisht pa angazhim, si ushtarak ne pension te parakohshem |
3 |
Orges Tërshana | Administrator biznesi ne administrim publik | Konsulent i jashtëm i IMC ores &alloys Gmbh Austria në Shqipëri |
Lista
e verifikimit paraprak të kandidatëve që kualifikohen për konkurrimin për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin: Specialiste ie nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes, kategoria III-b.
Lista nr.2.
Nr.
| Emri dhe mbiemri i Kandidates/it |
Profesioni |
Vëndi i punës, aktual |
1 |
Bashkim Boletini | Oficer | Aktualisht pa angazhim, si ushtarak ne pension te parakohshem |
2 |
Orges Tërshana | Administrator biznesi ne administrim publik | Konsulent i jashtëm i IMC ores &alloys Gmbh Austria në Shqipëri |
DREJTORIA EKONOMIKE dhe BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 03.01.2019.
